Faqe Kryesore  |  Harta e Faqes  |  Kontaktoni  
AUTORITETI I MBIKËQYRJES FINANCIARE
 
Deklaratƫ mbi Platformat e Investimit Online
 Print

Referuar njoftimeve në media në lidhje me shoqërinë “Easy Invest”, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (Autoriteti):

  • konfirmon se kjo shoqëri nuk ka qenë e licencuar dhe e mbikëqyrur nga Autoriteti, dhe çdo përcaktim ndryshe nga vetë shoqëria apo nga media është spekulativ;
  • tërheq vëmendjen e publikut se investimi në aksione, tituj të borxhit, valuta etj., përmes platformave të tregtimit online shoqërohet me rrezikun e humbjes së plotë të vlerës së investimit, ndaj publiku i interesuar duhet të tregohet i kujdesshëm dhe t’i realizojë ato vetëm nëpërmjet subjekteve të licencuara, të cilat plotësojnë kërkesat rregullative lidhur me aftësitë profesionale, administrimin e rrezikut dhe transparencën me klientin. Në çdo rast, investimi duhet të kryhet mbi bazën e një informacioni të plotë dhe vetëm kur ekziston kultura e nevojshme financiare që lejon njohjen dhe ndërgjegjësimin rreth rreziqeve që shoqërojnë këto investime;
  • kërkon që përpara se të bëhet regjistrimi si “biznes” i subjekteve të tilla që kryejnë veprimtarinë e ndërmjetësimit të platformave të tregtimit online, apo çdo veprimtari në fushën e titujve, të kërkohet informacion pranë autoritetit mbikëqyrës përkatës, për të siguruar zbatueshmërinë e plotë të kërkesave ligjore;
  • fton publikun dhe autoritetet e tjera të interesuara të konsultojë në vazhdimësi listën e subjekteve të licencuara, të cilët veprojnë si agjentë të platformave të investimit online, të cilat gjenden në faqen zyrtare të Autoritetit;
  • informon publikun se Autoriteti si ent rregullator që licencon dhe mbikëqyr veprimtarinë e subjekteve në fushën e titujve, ka bashkëpunuar dhe do vijojë të bashkëpunojë me autoritetet rregullatore përkatëse dhe organet kompetente, në funksion të ruajtjes së stabilitetit financiar dhe në funksion të mbrojtjes së konsumatorëve. Për rëndësinë që ka çështja e platformave të tregtimit online dhe subjekteve që ndërmjetësojnë këto platforma,  Grupi Këshillimor i Stabilitetit Financiar (GKSF) e mori në shqyrtim këtë çështje në mbledhjen e Janarit 2016.
Njoftimin për shtyp të kësaj mbledhjeje mund ta lexoni të plotë në linkun e mëposhtëm:

http://amf.gov.al/pdf/coop/21_GSKF%2026.01.2016.pdf

Autoriteti thekson se do të vijojë të ndjekë këtë çështje në zbatim të kërkesave ligjore dhe duke nxitur bashkëpunimin efektiv me autoritetet e tjera publike të interesuara.

 
Hyrje e Autorizuar
 
 
Mbrojtja e Konsumatorit
 
 
GSRM
 
 
Info të Vlefshme
 


Adresa: Rruga "Dora D'istria" Nr. 10, P.O. Box 8363, Tiranë, Albania, Tel: + 355 - (0) - 4 - 2257560, Faks: + 355 - (0) - 4 - 2250686
© AMF 2017. Të gjitha të drejtat të rezervuara.
 Termat dhe Kushtet e Përdorimit  |  E Drejta e Autorit dhe Lejet  |  Përgjegjësitë  |  Ruajta e Fshehtësisë