Faqe Kryesore  |  Harta e Faqes  |  Kontaktoni  
AUTORITETI I MBIKËQYRJES FINANCIARE
Qendra Kombëtare e të Dhënave të Sigurimit të Detyrueshëm Motorrik
 Print

Në kuadër të mbrojtjes së konsumatorit Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare njofton publikun se nga data 1 Dhjetor 2007 ka hyrë në funksionim të plotë Rregjistri Elektronik Online i Shitjeve të Sigurimit të Detyrueshëm Motorrik.

Çdo policë e sigurimit të detyrueshëm motorrik shitet nga përfaqesues të autorizuar të shoqërive të sigurimit. Polica lëshohet nëpermjet sistemit kompjuterik të lidhur online me Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare. Polica ka të printuar në pjesën e sipërme apo të poshtme të saj një kod numrash dhe shifrash me 15 karaktere që përben kodin identifikues të raportimit të gjeneruar automatikisht në kohë reale nga serverat e Autoritetit.

Shoqëritë e sigurimit janë të detyruara të afishojnë çmimet e policave të sigurimit të detyrueshëm ne çdo pikë të tyre të shitjeve.

Kontrolli i mëposhtem është i vlefshem për policat e sigurimit të lëshuara pas datës 1 Dhjetor 2007.

Plotësoni Kriteret e Kërkimit për Policën

(*)  Plotësoni Targën e Mjetit dhe Numrin Serial ose Numrin e Shasisë
Lloji i policës    
Zgjidhni llojin e policës
* Targa e Mjetit    
Fusha "Targa e Mjetit" mund te permbaje vetem shkronja dhe numra, pa hapsira boshe. P.sh TR0001A
* Numri Serial    
Fusha "Numri Serial" duhet te permbaje vetem numra. P.sh 034567
* Numri i Shasisë    
Fusha "Numri i Shasise" mund te permbaje vetem shkronja dhe numra
   

Nëse polica nuk gjendet, ju lutem njoftoni AMF-në në adresën konsumatori@amf.gov.al ose në telefon +355 4 269 329.

Njoftojmë konsumatorët që në momentin e blerjes së policës të sigurohen që:

  • polica të jetë e printuar në kompjuter
  • polica të përmbajë kodin identifikues të raportimit
  • kategoria e mjetit e përcaktuar ne policë të jetë e njëjtë me atë të përcaktuar në dokumentet shoqëruese të mjetit.
  • çmimi i policës së sigurimit për kategorinë përkatëse të mjetit nuk duhet të jetë më i ulët se çmimi minimal i miratuar nga Ministri i Financave.

Mos zbatimi i pikave të mësipërme përbën shkelje ligjore dhe mund të sjellë mospërmbushje të të drejtave të konsumatoreve në rastet e trajtimit te dëmeve.

 
Hyrje e Autorizuar
 

 
Mbrojtja e Konsumatorit
 

 

GSRM
Tregu me Pakicë i Letrave me Vlerë te Qeverisë

Për cdo sygjerim apo opinion na kontaktoni në adresën gsrm@amf.gov.al
 
 

 
Info të Vlefshme
 


Adresa: Rr. Perlat Rexhepi, Pall. 10, Kati 2, Tiranë Tel: +355 4 2247148, Faks: +355 4 2250686
© AMF 2008. Të gjitha të drejtat të rezervuara.
 Termat dhe Kushtet e Përdorimit  |  E Drejta e Autorit dhe Lejet  |  Përgjegjësitë  |  Ruajta e Fshehtësisë